ShBA, Arizona: Makina me sistem vetëdrejtimi përplas për vdekje një grua

2018-03-20 19:09:59 CRI Komenti juaj Printoni
Një grua humbi jetën nga plagët e marra pasi u përplas nga një automjet me vetëdrejtim i kompanisë Uber. Ngjarja ndodhi në Arizona të Shteteve të Bashkuara.

Kompania Uber tha në një njoftim se ka pezulluar programin e saj të autoimjeteve me vetëdrejtim në mbarë Shtetet e Bashkuara dhe në Kanada.

Aksidenti në Tempe, të shtetit Arizona, shënon viktimën e parë nga një automjet me sistem vetëdrejtimi, të cilat ende janë duke u provuar në të gjithë globin, ndërsa mund të pengohen përpjekjet për të shpejtuar futjen e teknologjisë së re në Shtetet e Bashkuara. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore