Kina po harton një plan trevjeçar për mbrojtjen e mjedisit

2018-03-20 18:54:51 CRI Komenti juaj Printoni
Kina ka njoftuar fillimin e punës për hartimin e një plani trevjeçar për të reduktuar smogun.

Ministri i Mjedisit Li Ganjie, thotë se hartimi i planit trevjeçar për mbrojtjen e mjedisit është ende në proces, por shtoi se deri tani ka një skicë bazë që thekson katër fusha.

"Së pari duhet nënvizuar faktori kryesor i përmirësuar, niveli i grimcave PM2.5, moti i mjegullt. Së dyti duhen përcaktuar fushat kryesore. Së treti duhen përcaktuar industritë dhe fushat kyçe dhe së katërti duhet përcaktuar periudha kryesore e vitit, vjeshta dhe dimri, ndërkohë që ndotja e ajrit në vjeshtë dhe dimër është më e rëndë se sa në stinët e tjera".

Ministri sqaroi më tej se qeveria do të vazhdojë përpjekjet për përmirësimin e strukturës industriale të vendit.

"Ne do të rrisim mbështetjen në katër aspekte. E para është mbikëqyrja e zbatimit të ligjit. E dyta është forcimi i kontrollit të përbashkët ndër-rajonal të mbrojtjes (së mjedisit). E treta është rritja e novacionit shkencor, sepse ne kemi nevojë për të shmangur mjegullën që krijohet, për të lehtësuar ndotjen e ajrit, së bashku me të gjithë punën ekologjike të mbrojtjes së mjedisit. Novacioni dhe mbështetja teknike janë shumë të rëndësishme. Dhe së katërti duhet të forcohet ndërgjegjësimi, duke marrë mbështetje nga e gjithë shoqëria".

Ministri theksoi se plani trevjeçar do të ndihmojë në uljen e konsiderueshme të përqendrimit të grimcave PM2.5 dhe do të reduktojë numrin e ditëve shumë të ndotura. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore