Parlamentarët britanikë kërkojnë më shumë kohë për Brexit-in

2018-03-19 09:48:08 CRI Komenti juaj Printoni

Një komision i parlamentit britanik bëri thirrje të dielën për zgjatjen e afatit të Nenit 50 të Traktatit të Lisbonës, ku është përcaktuar marsi i 2019-s si afati i largimit të Britanisë nga Bashkimi Europian.

Kryetari i Komisionit, deputeti laburist, Hilary Benn, tha se një skenar "pa marrëveshje" mund të jetë një rrezik për vendin.

Kryeministrja britanike Theresa May i paraqiti marsin e kaluar Brukselit kërkesën për tërheqjen e vendit nga BE-ja, duke nisur procedurën dyvjeçare për përmbushjen e procedurave të largimit.

Por, sipas një raporti të publikuar të dielën nga Komisioni Parlamentar për largimin e vendit nga BE-ja, mund të ketë vonesa, pasi Britania pritet të ketë vështirësi për përfundimin në kohë të negociatave. Në raport thuhet se qeveria britanike duhet të marrë në konsideratë mundësinë e zgjatjes së periudhës së përcaktuar në Nenin 50 të Traktatit të Lisbonës.

(Zhang Yan/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore