Kina i shpreh ShBA-së pakënaqësi të madhe për Aktin e Udhëtimit mbi Tajvanin

2018-03-19 09:39:33 CRI Komenti juaj Printoni

Pjesa kontinentale e Kinës u ka paraqitur një ankesë diplomatike Shteteve të Bashkuara mbi një projektligj që nxit vizitat midis Uashingtonit dhe Tajpeit.

Akti i Udhëtimit mbi Tajvanin, i cili nuk është i detyrueshëm ligjërisht, u nënshkrua nga presidenti i ShBA-së Donald Trump të premten e kaluar.

Ministria e Jashtme e Kinës thotë se ky akt u lëshon sinjale shumë të gabuara forcave separatiste në ishullin e Tajvanit.

Kjo ministri kërkon që pala amerikane të trajtojë siç duhet dhe me kujdes çështjet mbi Tajvanin.

Ndërkohë, Ministria kineze e Mbrojtjes theksoi se projektligji është ndërhyrje në punët e brendshme të Kinës dhe ka dëmtuar atmosferën për zhvillimin e marrëdhënieve ushtarake mes Kinës dhe SHBA-së.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore