Jean Musy: Me rëndësi përfshirja e konceptit "të krijimit të fatit të përbashkët të njerëzimit" në kushtetutën kineze

2018-03-19 20:55:40 CRI Komenti juaj Printoni
Sesioni i parë i legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës ka tërhequr vëmendjen e personaliteteve të ndryshme zvicerane. Kryetari i shoqatës së gazetarëve të huaj të Zvicrës e Lihtenshtejnit, Jean Musy, u shpreh se përfshirja e konceptit të "Nxitjes së krijimit të fatit të përbashkët të njerëzimit" në kushtetutën kineze do të luajë një rol aktiv për zhvillimin e komunitetit ndërkombëtar.

Jean Musy i tha CRI-së se përfshirja e këtij koncepti në kushtetutën kineze, ka rëndësi të madhe:

"Kjo është jo vetëm në favor të zhvillimit ekonomik e shoqëror të Kinës, por gjithashtu përputhet me frymën e objektivave të zhvillimit të vazhdueshëm të paraqitura nga OKB-ja dhe do të forcojë bashkëpunimin e komunitetit ndërkombëtar."

Zoti Musy thotë se përfshirja e konceptit të "Nxitjes së krijimit të fatit të përbashkët të njerëzimit" në kushtetutën kineze shfaq gjithashtu dëshirën e Kinës për arritjen e përfitimeve të përbashkëta me vendet e ndryshme të botës nëpërmjet nismës "Një brez, një rrugë":

"(Nisma) 'Një brez, një rrugë' është një objektiv madhështor. Realizimi i këtij objektivi nëpërmjet bashkëpunimit të ndërmarrjeve kineze e atyre të vendeve të përfshira do t'i sjellë përfitime çdo pale. 'Një brez, një rrugë' nuk është vetëm një parullë, por ka rëndësi reale."

Musy shtoi se si ekonomia e dytë e madhe e botës, Kina ka dhënë kontribut aktiv për zhvillimin ekonomik global dhe po luan tani një rol më të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare:

"Kina po merr një rol kyç si nga një vendet më të fuqishme ekonomike në sistemin shumëpalësh global. Kina ka luajtur plotësisht rolin e duhur në OKB, Organizatën Botërore të Tregtisë etj., për të nxitur zhvillimin e përmirësimin e komunitetit ndërkombëtar." (Fani/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore