ShBA-ja, Japonia dhe Koreja e Jugut koordinohen në lidhje me Korenë e Veriut

2018-03-18 10:43:25 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump ripërsëriti dëshirën e tij për të takuar udhëheqësin verikorean Kim Jong-un para fundit të majit. Sipas Shtëpisë së Bardhë ai foli për këtë në telefon me homologun e tij jugkorean Moon Jae-in.

Të dy udhëheqësit thanë se "veprimet e tanishme" janë vendimtare për arritjen e çarmatimit bërthamor të Gadishullit Korean, si dhe përcollën pikëpamjet e tyre "optimiste dhe të kujdesshme" mbi situatën e fundit.

Gjithashtu, nënsekretari amerikan i Shtetit John Sullivan takoi të premten në Uashington ministrin e Jashtëm japonez Taro Kono dhe ministren e Jashtme të Koresë së Jugut, Kang Kyung-wha.

Të tre zyrtarët shprehën vendosmërinë për të vazhduar ushtrimin e presionit mbi Koresë së Veriut derisa të shihen masa të "të besueshme, të verifikueshme dhe konkrete" të çarmatimit bërthamor të Koresë së Veriut.

Shtëpia e Bardhë konfirmoi më 8 mars se presidenti Trump ra dakord të takojë Kim Jong-un-in, por koha dhe vendi i saktë i takimit nuk janë përcaktuar ende. (Zhan Dian/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore