ShBA, sanksione të reja lidhur me ndërhyrjen në zgjedhje dhe sulmet kibernetike

2018-03-16 10:48:05 CRI Komenti juaj Printoni

Departamenti i Thesarit i ShBA-së ka njoftuar vendosjen e sanksioneve mbi pesë entitete dhe 19 individë, duke i akuzuar ata për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në ShBA dhe për pjesëmarrje në sulme kibernetike.

Sipas njoftimit, të paktën nga marsi i vitit 2016, "aktorë kibernetikë qeveritarë" rusë kanë pasur si objektiv entitetet qeveritare dhe sektorë të rëndësishëm të infrastrukturës të ShBA-së.

Në njoftim thuhet po ashtu se Moska qëndron pas përdorimit të fundit të një "gazi nervor ushtarak" për "vrasjen" e dy shtetasve britanikë, por Rusia e ka mohuar përfshirjen në këtë incident.

Të gjitha pasuritë e subjekteve të sanksioneve të reja nën juridiksionin e ShBA-së do të bllokohen dhe shtetasve amerikanë do t'u ndalohet në përgjithësi të kryejnë transaksione me ta.

Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar Rusinë për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe përfshirje në sulmet e piratëve kompjkuterikë kundër Shteteve të Bashkuara, akuza të cilat janë mohuar nga Rusia.

Mrekulli
Lajmet Kryesore