Rritet kërkesa për librat e Stephen Hawking në Kinë

2018-03-16 09:19:22 CRI Komenti juaj Printoni

Publiku kinez ka shprehur në forma të ndryshme keqardhje për shuarjen e gjeniut anglez, Stephen Hawking.

Shtëpia botuese "Shtypi i Shkencës dhe Teknologjisë i Hunan-it", e vetmja shtëpi botuese në Kinë që publikon versionin në kinezishten e thjeshtuar të veprave të Stephen Hawking, bëri të ditur se pas vdekjes së fizikantit të njohur, kërkesa për librat e tij ka arritur në 1 milion kopje.

Tani, shumë prej librave të Hawking-ut kanë mbaruar në platformat kryesore elektronike të Kinës, ndërkohë që lexuesit po porosisin kopje të reja.

Në tregun kinez shiten rreth dhjetë vepra të Hawking. Vepra e tij më e shitur është "Një histori e shkurtër e kohës".

Fizikanti u nda nga jeta të mërkurën, në moshën 76 vjeçare.(Wang Xianya/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore