Rusia do të nisë programin e eksplorimit hënor

2018-03-16 09:49:05 CRI Komenti juaj Printoni
Rusia planifikon të nisë programin e eksplorimit hënor brenda dy vjetëve, tha të mërkurën, menaxheri i përgjithshëm i Grupit të Fluturimeve Hapësinore të Rusisë, Igor Komarov.

Ai i tha këto në forumin "Rusia - një vend plot me shanse" që u mbajt në Moskë. Sipas tij, brenda dy vjetësh, Rusia do të lëshojë sondën "Hëna Nr.25" duke rifilluar programin e eksplorimit hënor që ishte pezulluar për mbi 4 dekada. Emërtimi "Hëna Nr.25" është trashëguar nga sonda "Hëna Nr.24" e ish-Bashkimit Sovjetik që solli në Tokë në vitin 1976 mostrën e fundit të sipërfaqes së Hënës.

Komarov shtoi se ekspedita hënore e kësaj here do të studiojë përbërjen kimike të rajoneve polare hënore, përbërjen e pluhurit dhe të atmosferës hënore etj. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore