Kinë, tkurret tregu i banesave në janar dhe shkurt

2018-03-15 09:22:28 CRI Komenti juaj Printoni

Mësohet nga shifrat zyrtare se rritja e shitjeve të banesave në Kinë është ngadalësuar në dy muajt e parë të vitit. Rritja në janar dhe në shkurt ishte 16 për qind, më e ulët në krahasim me dhjetorin e vitit 2017, prej 21 për qind.

Ndërtimi i shtëpive të reja u rrit me 2.9 për qind, ritëm ky më i ngadaltë se ai i vitit të kaluar, prej 7 për qind.

Megjithatë, investimet në pasuritë e paluajtshme u rritën me 9.9 për qind, duke shënuar një rritje më të shpejt se rritja vjetore e 2017-s.

Autoritetet kineze lëshuan një sinjal të fortë në sesionin vjetor të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës, për të frenuar spekulimet e vazhdueshme në sektorin e pasurive të patundshme. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore