Kina, redukton taksat dhe tarifat për ndërmarrjet e vogla dhe individët

2018-03-14 09:34:01 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria kineze ka nxitur një sërë masash për të pakësuar taksat dhe tarifat, të cilat mund të garantojnë zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Administratës Kombëtare të Taksave, Wang Jun, masat e ekzekutivit synojnë lehtësimin e barrës për ndërmarrjet e vogla dhe individët.

"Raporti i punës i qeverisë përmend 31 herë pakësimin e tarifave dhe 18 herë pakësimin e taksave. Reduktimi i këtij viti është më i gjerë se herët e kaluara. Presim që këto masa të favorizojnë mbi 100 milionë veta dhe dhjetëra milionë ndërmarrje. Qeveria synon lehtësimin e barrës për industrinë përpunuese, sektorin e transportit; reduktimin e tarifave të ndërmarrjeve të vogla dhe të individëve me paga mesatare," tha Wang.

Ai theksoi se politikat e reduktimit të tarifave dhe taksave mund të nxitin rritjen e përfitimeve të ndërmarrjeve. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore