Përpjekje për nxitjen e reformës së NSH-ve në Kinën verilindore

2018-03-14 09:26:20 CRI Komenti juaj Printoni

Departamentet qeveritare kineze po punojnë për zbatimin e politikave qendrore duke nxitur më tej reformën e ndërmarrjeve shtetërore (NSH-ve) në Kinën verilindore, tha kreu i Komisionit të Mbikëqyrjes dhe Administrimit të Pasurive Shtetërore, Xiao Yaqing.

Ai i tha këto në një interviste në kuadër të "Dy Sesioneve". Xiao theksoi se PKK-ja i ka kushtuar rëndësi të madhe reformës së ndërmarrjeve shtetërore në verilindje të vendit.

"Me kalimin e viteve, janë nxjerrë shumë politika dhe një sërë dokumentesh që mbështesin reformën e ndërmarrjeve shtetërore në verilindje të vendit. NSH-të në Kinën verilindore kanë dhënë kontribut të madh në histori. Departamentet përkatëse qeveritare po përpiqen të zbatojnë politikat e duhura dhe të nxitin më tej reformën e NSH-ve në Kinën verilindore, në mënyrë që të kemi rezultate sa më të mira në këtë drejtim", u shpreh ai.

Ai shpjegoi gjithashtu se reforma ka nevojë për kohën e saj dhe se ky është në tërësi një proces reformimi institucional. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore