Konglomerati kinez HNA mund të shesë aksionet e tij në "Hilton Grand Vacations"

2018-03-14 09:22:39 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi "HNA" i Kinës, që zotëron 25% aksioneve në "Hilton Grand Vacations" (HGV), thuhet të jetë në bisedime për të shitur disa, nëse jo të gjitha, aksionet e tij në grupin e hoteleve Hilton me një vlerë prej 1.2 miliardë dollarë amerikanë, njoftoi gazeta ameriakne "The Wall Street Journal".

"HNA"-ja, nëpërmjet një marrëveshjeje, i ka bllokouar anksionet e saj në "HGV për të paktën dy vjet. Kjo marrëveshje përfundon në mars të 2019-s. Në këtë rast, kompania do të duhet të marrë miratimin e drejtorë të "HGV-së" përpara se të transferojë ose të shesë ndonjë pjesë të aksioneve.

Në rast se "HNA"-ja merr miratimin për shitjen e aksioneve, fitimet do të arrijnë në rreth 570 milionë dollarë amerikanë.

Sipas "The Wall Street Journal", konglomerati kinez "HNA" po kërkon mënyra për të paguar borxhin e saj, ndërsa në të njëjtën kohë ky grup ka gjeneruar kapitale për blerjet e reja, duke respektuar gjithashtu udhëzimet e autoriteteve kineze për investimet e pranueshme jashtë shtetit.

"HNA"-ja thuhet se po zhvillon një ristrukturim të gjërë të aseteve të saj, si në Kinë ashtu dhe në nivel global.

Kompania gjatë javëve të fundit ka shitur pasuri të patundshme me vlerë miliarda dollarë.

Që nga fundi i vitit 2016, Kina ka forcuar kontrollet dhe rregullat për investimet jashtë vendit, në një përpjekje për të përmirësuar kthimin e fitimit dhe kontrollin e rreziqeve. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore