Xiao Yaqing: "Shtimi i pasurive shtetërore dhe pakësimi i pasurive private" nuk është e drejtë

2018-03-14 09:21:14 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtori i Komisionit të Mbikëqyrjes e të Administrimit të Pasurive Shtetërore të Këshillit të Shtetit të Kinës, Xiao Yaqing, tha të martën në Pekin se "Shtimi i pasurive shtetërore dhe pakësimi i pasurive private" nuk është i drejtë dhe konkurrenca midis ndërmarrjeve shtetërore e atyre private do të sjellë mundësi të reja zhvillimi.

Xiao Yaqing i tha këto në takimin me gazetarët në "korridorin e ministrave" gjatë sesionit të parë të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore të Kinës.

"Për një periudhë 40-vjeçare zhvillimi të reformës dhe hapjes së Kinës, ndërmarrjet shtetërore janë fuqizuar pandërprerë, njëkohësisht ndërmarrjet private kanë patur zhvillim të madh. Nga perspektiva e vëllimit dhe strukturës ekonomike, përpjesëtimi i ndërmarrjeve private është shtuar pandërprerë. Ndërmarrjet shtetërore e ato private nuk janë në kontradiktë me njëra-tjetrën, të dyja palët duhet të zhvillohen bashkërisht duke hapur tregun," u shpreh Xiao Yaqing.

Xiao Yaqing shtoi se tregu është i pafund dhe zhvillohet me konkurrencë. (Fani)

Mrekulli
Lajmet Kryesore