2018-03-14 09:15:17 | CRI | Komenti juaj | Printoni |
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) përshëndeti shkatërrimin e plotë të armëve kimike nga Iraku.
Sipas një njoftimi për shtypin, katër pajisjet e prodhimit të armëve kimike të Irakut janë shkatërruar plotësisht, ndërsa një prej tyre do të transformohet dhe lejohet për t'u përdorur sipas Konventës mbi Ndalimin e Zhvillimit, Prodhimit, Rezervimit, Përdorimit dhe Shkatërrimit të Armëve Kimike (CWC).
Organizata për Ndalimin e Armëve Kimike do të verifikojë këtë proces.
Konventa në fjalë hyri në fuqi në vitin 1997. Aktualisht, ajo pranohet nga 192 vende. Nën mbikëqyrjen e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike, 96 për qind të armëve kimike të deklaruara në botë, janë shkatërruar. (Li Huailiang/Leftion Peristeri)