Kina dhe Britania ndërtojnë park të përbashkët industrial

2018-03-14 09:13:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Kina dhe Britania e Madhe kanë filluar ndërtimin e parkut të ri industrial që do të fokusohet në rimanifakturë në qytetin Hejian të provincës Hebei të Kinës Veriore.

David Fitzsimon, drejtor i Këshillit të Europian të Rimanifakturës me seli në Bruksel, tha se parku industrial ka një të ardhme të shkëlqyer.

"Mendoj se ndërtimi i këtij parku do të ketë kryesisht tri avantazhe. E para është mbështetja e fortë e qeverisë vendore këtu për zhvillimin e rimanifakturës në këtë rajon. E dyta, mendoj se ky rajon po zhvillohet shumë shpejt falë rritjes së përgjithshme të Kinës. E treta, këtu janë ngritur 150 kompani të posaçme, të cilat shërbejnë si një bazë e fortë në fushën e rimanifakturës."

Rimanifaktura i referohet ri-bërjes së një produkti duke përdorur një kombinim të pjesëve të përdorura, të riparuara dhe të reja. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore