Presidenti Xi Jinping, mesazh ngushëllimi homologut bangladeshas

2018-03-14 09:08:09 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Kinës Xi Jinping i dërgoi të martën homologut të tij të Bangladeshit Md. Abdul Hamid një mesazh ngushëllimi pas rrëzimit të avionit në Nepal një ditë më parë, ku humbën jetën 49 persona dhe u plagosën 22 të tjerë.

Avioni i pasagjerëve i kompanisë "US-Bangla Airlines" kishte në bord 71 veta. Ai fluturonte nga Dhaka e Bangladeshit për në Katmandu. Sipas hetimeve, shpërthimi i avionit erdhi nga gabimi i pilotit gjatë procesit të uljes. Nga 67 pasagjerë, 32 ishin shtetas nga Bangladeshi, 33 nga Nepali, një nga Kina dhe një nga Maldivet. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore