Trump shkarkon sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson

2018-03-14 09:06:52 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shkarkoi nga detyra sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson, duke e zëvendësuar atë me shefin e CIA-s Mike Pompeo-n.

Trump-i njoftoi shkarkimin e Tillerson-it përmes llogarisë së tij në "Twitter", ku edhe e falenderoi atë për shërbimin e tij. Shefi i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se sekretari i ri i Shtetit do të bënte "një punë fantastike".

Tillerson-i, ish drejtori ekzekutiv i "ExxonMobil", u emërua në këtë detyrë rreth një vit më parë.

Ai përfundoi të hënën turin e tij të parë zyrtar në pesë vende afrikane.

Tillerson-i tha të martën se po ia delegonte detyrat e tij zv.sekretarit të Shtetit, John Sullivan-it dhe se mandati i tij do të përfundojë më 31 mars. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore