Shërbimet dixhitale financiare të Kinës zbarkojnë edhe në Pakistan

2018-03-14 09:02:32 CRI Komenti juaj Printoni

Grupi i Shërbimeve Financiare Ant i Kinës, një kompani e madhe e shërbimeve dixhitale, investoi të martën 184.5 milionë dollarë amerikanë për platformën Easypaisa të Pakistanit. Ky investim do të ndihmojë rritjen e pagesave nëpërmjet celularit.

Easypaisa, platforma e parë e shërbimeve financiare nëpërmjet telefonisë mobile në Pakistan, e nisur në vitin 2009. Ajo është në pronësi të Telenor Microfinance Bank (TMB), një degë e grupit norvegjez Telenor.

"Partneriteti me një ofrues global të pagesave si Ant Financial, do të forcojë platformën të vendosë standarde të reja në biznesin e shërbimeve bankare dixhitale në Pakistan", tha Sigve Brekke, drejtor ekzekutiv i Grupit Telenor.

Sipas Bankës Botërore, rreth 100 milionë pakistanezë nuk kanë një llogari bankare. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore