Lu Kang :Kina do të përmbushë angazhimet ndaj Marrëveshjes së Parisit

2018-03-14 08:45:14 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang tha se pala kineze do të përmbushë plotësisht angazhimet e saj ndaj Marrëveshjes së Parisit dhe është e vendosur për përmirësimin e mjedisit në vend.

"Kina ka bërë përpjekje pozitive për promovimin e Marrëveshjes së Parisit, e cila është e qartë për të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare. Pas zotimit, qeveria kineze do të përmbushë plotësisht angazhimet. Kina ka bërë përpjekje të mëdha për të përmbushur angazhimet e saj në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Ndërsa për cilësinë e ajrit, zëdhënësi u shpreh se Kina ka bërë përparim të dukshëm në frenimin e ndotjes së ajrit.

Një studim i kohëve të fundit nga një ekip i Universitetit të Çikagos arriti në përfundimin se në shumë qytete kineze niveli i ndotjes është ulur ndjeshëm në katër vitet e fundit.

Sipas studimit, qytetet kineze kanë ulur mesatarisht përqëndrimin e grimcave të imëta PM2.5 me 32 për qind në vetëm katër vjet.

Një profesor në këtë studim, Michael Greenstone, tha se nga të dhënat na rezulton se Kina po e fiton luftën kundër ndotjes.

Studimi ka kontribuar në progresin e "masave të rrepta dhe në disa raste të jashtëzakonshme" të Kinës për të reduktuar ndotjen në një hapësirë ​​kohore relativisht të shkurtër. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore