Ndahet nga jeta shkencëtari i njohur britanik Stephen Hawking

2018-03-14 15:42:12 CRI Komenti juaj Printoni

Fizikani i njohur britanik Stephen Hawking është ndarë nga jeta në moshën 76-vjeçare.

Një zëdhënës i familjes së tij tha se profesor Hawking vdiq qetësisht në gjumë në shtëpinë e vet në Londër.

Hawking-u u paralizua nga skleroza amiotrofike laterale, ose ALS, kur ishte 21 vjeç.

Pavarësisht sëmundjes, ai ka bërë disa prej studimeve më të thelluara për hapësirën, kohën dhe vrimat e zeza.

Libri i tij "Një histori e shkurtër e kohës" e bëri Stephen Hawking-un një prej shkencëtarëve më të njohur që prej Albert Ajnshtajnit. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore