Rusia, e gatshme të prodhojë raketa të rënda balistike interkontinentalë "Salmatt"

2018-03-13 19:31:21 CRI Komenti juaj Printoni

Kohët e fundit, zëvendësministri rus i Mbrojtjes, Borisov, tha se sistemi ushtarak rus është gati të prodhojë në masë raketat balistike interkontinentale "Salmatt" të tipit më të fundit.

Gjatë fjalimit të tij të përvitshëm para kombit më 1 mars, Presidenti rus, Vladimir Putin, i kushtoi vëmendje të veçantë raketave balistike ndër-kontinentale të tipit "Salmatt" dhe armatimeve të tjera të rënda dhe tha gjithashtu se zhvillimi i armëve dhe pajisjeve të tilla përbën një kërcënim për Shtetet e Bashkuara dhe vendet e NATO-s.

Kreu i Kremlinit tha se raketa e fundit ruse, e etiketuar si "Salmatt", ka kapacitet të palimituar dhe mund të depërtojë çdo sistem anti-raketor. Ajo peshon më shumë se 200 ton dhe mund të përdorë një shumëllojshmëri të mbushjeve bërthamore, përfshirë edhe ato që mund të fluturojnë me shpejtësi supersonike. Sekreti "vdekjeprurës" i raketës "Salmatt" është që ajo mund të fluturojë mbi polin e veriut dhe atë të jugut dhe të sulmojë objektivin e armikut në një hemisferë tjetër.

Sipas Putinit, disa armë të sistemit të ri rus, janë të pakrahasueshme në të gjithë botën. Sistemet antiraketore ekzistuese të vendeve të tjera dhe ato në zhvillim e sipër, nuk mund të përballen me një sulm të këtij lloji. (Vera)

Mrekulli
Lajmet Kryesore