Festa e Pranverës në Kinë, regjistroi pothuajse 3 miliardë udhëtime

2018-03-13 19:02:29 CRI Komenti juaj Printoni

Të dhënat zyrtare tregojnë se në përfundim të 40 ditëve të fluksit të udhëtimeve me rastin e Festës së Pranverës të Kinës, udhëtimet e pasagjerëve gjatë pushimeve të këtyre ditëve arritën në 2.97 miliardë.

Trafiku është në thelb i njëjtë, krahasuar me atë të vitit të kaluar, njoftoi ministria e Transportit.

Sistemi i transportit vihet në provë pikërisht gjatë fluksit vjetor të udhëtimeve që bëhen gjatë Vitit të Ri Hënor kur një numër i madh personash udhëtojnë për të festuar sa më pranë familjarëve e miqve të tyre.

Për të përballuar trafikun në rritje, transporti hekurudhor, rrugor dhe ajror i Kinës ka vënë në në shërbim të pasagjerëve më shumë mjete transporti.

Sipas anketave të palëve të treta, 74.8 përqind e udhëtarëve ishin të kënaqur ose panë përmirësime të transportit këtë vit, duke u rritur me 3.8 pikë përqindjeje nga viti i kaluar. (Haris)

Mrekulli
Lajmet Kryesore