Putin: Rusia, vend eksportues neto i produkteve bujqësore deri në vitin 2022

2018-03-13 09:36:12 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin u shpreh të hënën se parashikohet se deri në vitin 2022 Rusia do të bëhet vend eksportues neto i produkteve bujqësore.

Duke folur në një forum për produktet bujqësore në qytetin jugor të Rusisë Krasnodar, Putini tha se vjet eksporti i produkteve bujqësore dhe i ushqimeve nga Rusia u rrit 15 herë në krahasim me vitin 2000.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë së Rusisë, vlera e produkteve bujqësore dhe e ushqimeve të eksportuara nga Rusia vitin e kaluar i ka kaluar 20 miliardë dollarë. (Fang Xiaoyu/Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore