49 të vdekur nga një aksident ajror në Katmandu

2018-03-13 09:10:22 CRI Komenti juaj Printoni

49 veta janë vrarë në një aksident ajror në aeroportin e Katmandusë, kryeqytetit të Nepalit.

22 të tjerë arritën të mbijetonin të hënën pasdite, ndërsa avioni po ulej.

Avioni i pasagjerëve i kompanisë US-Bangla Airlines kishte në bord 71 veta. Ai fluturonte nga Dhaka e Bangladeshit për në Katmandu.

Hetimet e para tregojnë se piloti gaboi gjatë procesit të uljes. Avioni gjithashtu rrezikoi të përplasej me një tjetër mjet të parkuar.

Shumica e pasagjerëve në bord ishin nga Bangladeshi dhe Nepali.

Identitetet e viktimave nuk janë konfirmuar ende. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore