Kinë, nuk ka shtim të madh të lindjeve pas heqjes së politikës së një fëmije

2018-03-13 09:08:28 CRI Komenti juaj Printoni

Statistikat zyrtare tregojnë se politika e "dy fëmijëve" e Kinës nuk prodhoi shtimin e madh natyror të lindjeve, ashtu siç pritej.

Politika synonte shtimin e lindjeve me 20 milionë çdo vit, por statistikat tregojnë se vitin e kaluar pati 17 milionë.

Wang Xin, drejtor i Spitalit të Obstetrik – Gjinekologjik të Pekinit, thotë se shumë familje kanë zgjedhur të kenë një fëmijë të dytë, por mbeten ende shumë sfida.

"Që nga fillimi i politikës së dy fëmijëve, ka pasur një rritje të numrit të grave që lindin fëmijën e dytë, por tani ka një sërë sfidash, duke përfshirë shtatzëni me rrezik të lartë të shkaktuar nga faktorë të ndryshëm. Për shembull disa gra kanë kryer operacione më parë, apo të tjera tani janë në moshë më të madhe, ndaj lindja është e rrezikshme për to".

Politika e dy fëmijëve u vendos fillimisht në vitin 2016. Qëllimi ishte balancimi i moshës së popullsisë së Kinës që tani është më e plakur. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore