Xi Jinping thekson thellimin e integrimit ushtarak-civil

2018-03-13 09:03:59 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti kinez Xi Jinping e vuri theksin të hënën te bërja e përpjekjeve konkrete për të thelluar më tej integrimin ushtarak-civil, me qëllim sigurimin e mbështetjes për realizimin e Ëndrrës Kineze dhe forcimin e ushtrisë.

Xi Jinping, gjithashtu sekretar i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe kryetar i Komisionit Qendror Ushtarak, i bëri këto komente kur mori pjesë në një mbledhje plenare të përfaqësuesve të Ushtrisë Çlirimtare Popullore dhe Forcave të Policisë së Armatosur, në kuadër të sesionit të legjislaturës së 13-të të Asamblesë Kombëtare Popullore.

Kryetari i shtetit kinez theksoi se zbatimi i strategjisë së integrimit ushtarak-civil është një parakusht për hartimin e strategjive të integruara kombëtare dhe forcimin e aftësive strategjike dhe për realizimin e objektivit të PKK-së për krijimin e një ushtrie të fortë në epokën e re.

Ai bëri thirrje për përpjekje për të nxitur zhvillimin ushtarak me cilësi, efikasitet dhe nivel tekniko-shkencor më të lartë:

"Para dy sesioneve, Komiteti Qendror i PKK-së zhvilloi mbledhjen e parë plenare të Komisionit Qendror të 19-të për Zhvillimin e Integruar Ushtarak dhe Civil. Në mbledhje u miratua programi për zhvillimin e integruar ushtarak dhe civil dhe punët kryesore në vitin 2018. Sipas dokumentit, ne do të krijojmë disa zona pilot inovacioni dhe demonstrimi. Ne do t'i formojmë ato njëra pas tjetrës, derisa ky proces të arrijë pjekurinë e duhur."

Mrekulli
Lajmet Kryesore