Kina përgatitet për dërgimin e sondës në Hënë

2018-03-13 08:58:20 CRI Komenti juaj Printoni

Sekretari i Komitetit të PKK-së pranë Korporatës së Shkencës dhe Teknologjisë Aeronautike të Kinës Zhao Xiaojin, tha të hënën gjatë një interviste se sonda e Kinës "Chang'e-4" do të lëshohet këtë vit për të hulumtuar anën e largët të Hënës.

"Në të kaluarën, në ekspeditat hënore regjistrimi i imazheve kryhej gjatë orbitimit. Megjithatë duhet të arrijmë uljen në sipërfaqe dhe eksplorimet në vend, për të mësuar më shumë mbi Hënën. Për më tepër, do të vendosemi në Polin e Jugut të Hënës, ku ekziston një mundësi e lartë për të gjetur akull dhe ujë. Pra, synimi ynë është të zbulojmë nëse ka ujë në Hënë apo jo".

Projekti do të ndahet këtë vit në dy faza.

Në gjysmën e parë të vitit, Kina do të lëshojë së pari një satelit rele për të mundësuar komunikimin mes pjesës së largët të Hënës, ose "ana e errët e Hënës", me Tokën.

Sonda "Chang'e-4" do të lëshohet në gjysmën e dytë të këtij viti.

Ndërkohë, Kina planifikon të ndërtojë në vitin 2025 një bazë pa njerëz në Hënë dhe gjithashtu po përgatitet për një stacion hapësinor.(Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore