Rusia zhvillon provën e raketës hiper-sonike

2018-03-12 10:35:47 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria ruse thotë se ka lëshuar me sukses një raketë hiper-sonike.

Raketa e precizonit të lartë u lëshua nga një avion interceptues supersonik që u ngrit nga një aeroport i Distriktit Jugor Ushtarak në Rusinë Jugperëndimore.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se lëshimi shkoi sipas planit dhe se raketa e goditi objektivin e përcaktuar.

Raketa në fjalë është një prej armëve të reja të zbuluara nga presidenti Vladimir Putin në fjalimin e tij mbi gjendjen e shtetit më herët këtë muaj.

Putini tha se raketa fluturon 10 herë më shpejt se zëri dhe mund t'u shmanget sistemeve të mbrojtjes ajrore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore