Fenerët kinezë ndriçojnë rrugët e Dinant-it në jug të Belgjikës

2018-03-12 10:14:42 CRI Komenti juaj Printoni

Në Belgjikë është hapur një ekspozitë fenerësh gjigantë dhe një ekspozitë e maskave kineze.

Dy ekspozitat organizohen me rastin e Vitit të Qenit dhe vitit të turizmit Kinë - BE.

Gjatë periudhës që ekspozita do të jetë e hapur, pika të ndryshme të qytetit Dinant do të ndriçohen me fenerë gjigantë në formë kafshësh, ose karaktere të kulturës tradicionale kineze. Gjithashtu me këto elemente do të ndriçohet edhe stacioni i trenit dhe Sheshi i Shën Nikollës.

Si pjesë e vitit të turizmit Kinë-BE, 25 qendra të mëdha turistike europiane, duke përfshirë Dinant-in, do të ndriçohen me të kuqe, ngjyra përfaqësuese e Kinës.

Ndërkohë, qendra kryesore turistike të Kinës të përfshira në program, do të ndriçohen në blu, ngjyra përfaqësuese e Europës, më 9 maj, me rastin e Ditës së Europës. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore