Japonia përkujton viktimat e cunamit të tmerrshëm

2018-03-12 10:02:04 CRI Komenti juaj Printoni

Japonia mbajti një ceremoni përkujtimore në Tokio për të përkujtuar viktimat që humbën jetën në cunamin e tmerrshëm shkaktuar nga një tërmet në bregun verilindor 7 vjet më parë.

I pranishëm në ceremoni, kryeministri Shinzo Abe u shpreh se mbi 70 mijë njerëz jetojnë ende si të shpërngulur 7 vjet pas katastrofave të trefishta që goditën Fukushimën dhe zonat e saj fqinje në vitin 2011.

Abe tha se procesi i rindërtimit ka ecur me sukses. Ai theksoi përkushtimin e tij për të ndihmuar ata që u prekën nga kjo fatkeqësi.

Tërmeti i Fukushimës, i pasuar nga cunami e më pas nga katastrofa bërthamore u kushtoi jetën 18 mijë personave.

Pastrimi i mbetjeve radioaktive në stacionin bërthamor në Fukushima mbetet një sfidë e frikshme që pritet të zgjasë 30 deri në 40 vjet. (Zhan Dian/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore