Tarifat e çelikut dhe të aluminit, BE-ja njofton bisedime me ShBA-në

2018-03-12 10:10:13 CRI Komenti juaj Printoni

BE-ja do të vazhdojë bisedimet me ShBA-në mbi politikat e tarifave të çelikut dhe të aluminit, tha të shtunën komisionerja e BE-së për Tregtinë, Cecilia Malmstrom.

Ajo i bëri deklaratat pas takimit me përfaqësuesin tregtar të ShBA-së Robert Lighthizer. Të dy zyrtarët diskutuan për përjashtimin nga skema e tarifave të larta të produkteve të çelikut dhe të aluminit që eksportohen në ShBA.

Përveç kësaj, Malmstrom-i u zhvilloi një takim trepalësh ku përveç përfaqësuesit amerikan Lighthizer, ishte i pranishëm edhe ministri japonez i Ekonomisë, Sekou Hiroshige.

Sipas njoftimit për shtyp të Komisionit të Europian, BE-ja dhe Japonia i përcollën zotit Robert Lighthizer, shqetësimin e thellë të shkaktuar nga vendosja e tarifave për çelikun dhe aluminin.

Ditët e fundit, presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi vendosjen e një tarife prej 25% për çelin dhe 10% për aluminin, që hyn në fuqi më 23 mars.

Kanadaja dhe Meksika janë përjashtuar përkohësisht nga këto tarifa. Kjo masë proteksioniste u kundërshtua gjerësisht brenda ShBA-së dhe nga bashkësia ndërkombëtare. (Xu Guang/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore