Tiranë: I ngarkuari me punë i ambasadës kineze takon drejtorin e AKT-së

2018-03-12 09:21:10 CRI Komenti juaj Printoni

I ngarkuari i përkohshëm me punë i ambasadës kineze në Shqipëri Bai Yunbin u takua më 9 mars në Tiranë me drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë Albin Gega dhe zv.drejtorin Leonard Maci. Të dyja palët shkëmbyen mendime lidhur me bashkëpunimin kino-shqiptare në fushën e turizmit.

Z. Bai Yunbin u shpreh se qeveria e re shqiptare i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të sektorit turistik, ku sipas tij ka potencial dhe hapësirë të madhe për zhvillimin e bashkëpunimit mes Kinës dhe Shqipërisë. Pala kineze mbështet promovimin e agjencive turistike shqiptare në Kinë dhe është e gatshme të përpiqet bashkë me palën shqiptare që turizmi të jetë një sektor që pasuron bashkëpunimin mes dy vendeve në epokën e re.

Drejtori i AKT-it Albin Gega u shpreh se pala shqiptare i kushton vëmendje zgjerimit të biznesit turistik në tregun kinez dhe është e gatshme të bashkëpunojë me vendet fqinje për të ofruar paketa turistike për shtetasit kinezë, duke tërhequr më shumë turistë nga Kina të vijnë në Shqipëri me shërbime më cilësore dhe produkte më konkurruese. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore