Bai Yunbin takohet me delegacionin e mediave shqiptare

2018-03-06 10:22:59 CRI Komenti juaj Printoni

 

Më 1 mars, i ngarkuari i përkohshëm me punën e ambasadorit të Kinës në Shqipëri Bai Yunbin u takua me delegacionin e mediave shqiptare që shkojnë në Kinë për të raportuar lidhur me dy sesionet. Kjo është hera e parë në shumë vjet që një grup mediatik shqiptar është i pranishëm në sallën e Pallatit të Madh të Popullit ku po zhvillohen punimet e Asamblesë Kombëtare Popullore. Delegacioni përbëhet nga 5 media kryesore shqiptare përfshi Agjencinë Telegrafike Shqiptare, Televizionin Kombëtar etj.

 

Gjatë takimit Bai Yunbin tha se viti 2018 është viti i parë i zbatimit të gjithanshëm të frymës së Kongresit të 19-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, është një vit kyç për ndërtimin e një shoqërie të begatë e për zbatimin e planit të 13-të 5-vjeçar si dhe është 40-vjetori i nisjes së reformës e hapjes së Kinës ndaj botës së jashtme.

Dy sesionet e këtij viti kanë rëndësi të madhe pasi ato jo vetëm do të përcaktojnë drejtimin e zhvillimit të ardhshëm të Kinës, por janë gjithashtu një dritare për njohjen e politikave kineze nga bota, prandaj kanë tërhequr vëmendje të gjerë brenda e jashtë vendit.

Ai shprehu bindjen se media shqiptare do të raportojë në mënyrë objektive e të drejtë mbi dy sesionet dhe si rezultat, populli shqiptar do ta njohë në mënyrë të gjithanshme Kinën në epokën e re duke shtuar njohjen me njëri-tjetrin e bashkëpunimin miqësor dypalësh.

Delegacioni i mediave shqiptare u shpreh se personalitetet e qarqeve të ndryshme shqiptare admirojnë sukseset e arritura të Kinës pas fillimit të reformës e hapjes dhe shprehu gatishmërinë për të njohur politikat e idetë e reja të Kinës në fushat politike, ekonomike, shoqërore, diplomatike etj., nëpërmjet dy sesioneve për të mësuar përvojën e suksesshme të zhvillimit të Kinës. Gazetarët shqiptarë do të ndjekin nga afër dy sesionet duke bërë njoftime objektive e të hollësishme. (Fani/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore