Bashkëpunim me UNICEF në mbështetje të reformave integruese

2018-03-04 09:29:50 CRI Komenti juaj Printoni
Shqipëria vlerëson bashkëpunimin me UNICEF-in në mbështetjen e reformave të gjithanshme drejt integrimit në Bashkimin Europian, deklaroi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi në takimin me Afshan Khan, Drejtoreshë rajonale për Evropën dhe Azinë Qendrore në UNICEF.

Në vijim të vizitës së tij në Gjenevë të Zvicrës, Ruçi u prit në një takim nga Khan, ku vlerësoi faktin që ekipi i OKB-së në Shqipëri vepron sipas konceptit "Një OKB", një model që Shqipëria e ka mbështetur dhe vazhdon të mbështesë, si një mënyrë më efikase për të bërë ndihmën e OKB-së më efektive. Ai shprehu besimin se projektet që po zbatohen nën "Një OKB" do të përmbushin prioritetet e vendit, të përfshira në programin e qeverisë shqiptare dhe Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020.

Kryetari i Kuvendit nënvizoi mbështetjen për Zyrën e UNICEF-it në Tiranë si edhe për të zgjeruar më tej bashkëpunimin ekzistues dhe avancimin e synimeve të përbashkëta dhe programeve të bashkëpunimit midis qeverisë së Shqipërisë dhe UNICEF-it. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore