Viti 2017, sektori i ndërtimit zë 3 % të GDP-së së Shqipërisë

2018-03-02 09:59:30 CRI Komenti juaj Printoni

Sektori i ndërtimit zuri 3 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto (GDP) të Shqipërisë vitin e kaluar, sipas të dhënave zyrtare të publikuara të enjten nga INSTAT-i.

Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar autoritetet shqiptare dhanë leje ndërtimi me një vlerë të përgjithshme prej 48 miliardë lekësh (rreth 361 milionë euro). Më shumë se gjysma e kësaj vlere, afro 185 milionë euro, u përket projekteve të zbatuara në kryeqytetin e vendit Tiranë. Kjo përbën një kontribut të drejtpërdrejtë për rritjen 1.5% të ekonomisë, tregojnë të dhënat statistikore.(Xu Guang)

Mrekulli
Lajmet Kryesore