Video/  Kompanitë kineze të biçikletave me qira zgjerohen në Meksikë

2018-03-01 16:32:57 CRI Komenti juaj Printoni

Dy kompani kineze të qiradhënies së biçikletave po përgatiten të fillojnë biznesin në Meksikë, duke vendosur ta bëjnë debutimin e tyre në Amerikën Latine pikërisht në vendin ku gjendet një prej qyteteve më të mëdha dhe më të populluara të botës.

"Mobike" me qendër në Pekin, e cila ka arritur të sigurojë një kapital më shumë se 1 miliard dollarë, është në bisedime për të çuar biçikletat e saj me qira në distriktin e pasur "Miguel Hidalgo" të qytetit të Meksikos.

Një tjetër kompani e Pekinit, "Ofo", e cila tashmë ka mbledhur më shumë se 1.3 miliardë dollarë kapital investimesh me rrezik, gjithashtu ka vendosur në fokus Meksikon, Guadalaharën dhe Monterejin, ndërsa përgatitet të ofrojë shërbimet e veta në Meksikë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore