Policia shqiptare kap 613 kg kokainë

2018-03-01 10:13:49 CRI Komenti juaj Printoni

Policia shqiptare njoftoi të mërkurën se ka kapur në portin e Durrësit 613 kg kokainë që vinte nga Kolumbia. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tha të mërkurën në një konferencë për shtyp se policia shqiptare, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe Drejtorinë e Hetimit Doganor, ka përfunduar me sukses operacionin e koduar me emrin "Last Snow", duke sekuestruar një sasi kokaine me vlerë tregu që llogaritet në 180 milionë euro.

Kryeministri Edi Rama e vlerësoi operacionin e policisë si një hap të madh të Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar.

Mrekulli
Lajmet Kryesore