Beograd, takohen kryediplomatët e Shqipërisë, Serbisë e Italisë

2018-02-28 11:22:30 CRI Komenti juaj Printoni

Të martën u zhvillua në Beograd takim trepalësh i ministrave të jashtëm të Shqipërisë, Serbisë e Italisë.

Takimi i tretë mes kryediplomatëve të të tre vendeve u fokusua në gjetjen e rrugëve të bashkëpunimit për të ndihmuar dy vendet e Ballkanit Perëndimor që të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian.

Serbia, Shqipëria dhe Italisë kanë rënë dakord të zhvillojnë marrëdhëniet mes tyre, të shkëmbejnë vizita të nivelit të lartë dhe të forcojnë lidhjet rajonale, ndërlidhjen infrastrukturore dhe bashkëpunimin lidhur me integrimin evropian dhe sigurinë, u shpreh ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç pa takimit.

Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati theksoi nga ana e tij se një nga temat e takimit ishte strategjia e miratuar kohët e fundit nga Komisioni Europian për Ballkanin Perëndimor, si dhe samiti i ardhshëm në Londër.

"Serbia dhe Shqipëria kanë treguar besnikërinë e tyre ndaj vlerave evropiane në përballimin e krizës së refugjatëve", vuri në dukje Bushati.

Mrekulli
Lajmet Kryesore