Video/  "Huawei", drejtim makine nëpërmjet celularit

2018-02-28 09:11:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania kineze e prodhimit të smartfonave "Huawei" ka treguar se si një smartfon me inteligjencë artificiale mund të drejtojë makinën.

Projekti 'RoadReader' i "Huawei"-t, i cili synon të tregojë se si teknologjia e telefonisë së lëvizshme tashmë është në gjendje të përdoret lidhur me automjetet autonome, u paraqit të hënën (26 shkurt) në Kongresin Botëror të Telefonisë së Lëvizshme, takimi më i madh vjetor i industrisë së teknologjisë në Evropë.

Duke përdorur pajisjen e tij "Mate 10 Pro", "Huawei" transformoi një "Porsche Panamera" në një automjet që mund të reagojë ndaj objekteve përpara tij, duke u zhvendosur për t'iu shmangur atyre.

Inteligjenca artificiale fillimisht u përfshi në telefon për të ndihmuar në fotografimin më "inteligjent", duke u paraprirë kështu interesave të përdoruesve të tij.

Mrekulli
Lajmet Kryesore