Shqipëria preket nga moti i keq

2018-02-27 10:14:15 CRI Komenti juaj Printoni

Drejtoria e Emergjencave Civile e Shqipërisë bëri të ditur të hënën se gjatë dy ditëve të fundit rreshjet e shiut e të dëborës dhe temperatuat e ulëta kanë përfshirë të gjithë vendin dhe shumë fshatra e rrugë janë bllokuar.

Temperaturat në Veri të Shqipërisë u ulën të hënën në - 8 gradë Celsius, ndërsa meteorologët parashikojnë që ato të arrijnë deri në - 12 gradë në ditët e ardhshme.

Rrugët në juglindje të Shqipërisë u mbuluan nga akulli, duke krijuar vështirësi në qarkullim.

Drejtoria e Emergjencave Civile u ka bërë thirrje drejtuesve të makinave dhe qytetarëve të jenë të kujdesshëm në rrugët kombëtare, për shkak të ngricës. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore