Juncker-i: BE-ja, "e prirur" për ta përfshirë Ballkanin Perëndimor

2018-02-27 10:10:44 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker ka vënë në dukje se BE-ja është "e prirur" t'i pranojë Serbinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor si anëtare, por vetëm nëse ato të përmbushin disa parakushte.

Juncker-i e bëri këtë deklaratë gjatë vizitës në Beograd të hënën, ku ai u takua me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Juncker-i tha se marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor janë një përparësi për BE-së dhe se BE-ja është jo e plotë pa këtë rajon.

Shefi i Komisionit Europian theksoi po ashtu se shteti ligjor, sistemi gjyqësor dhe marrëdhëniet dypalëshe mbeten sfidat më të vështira për integrimin e rajonit në BE.

Lidhur me Serbinë, Juncker-i tha se Beogradi duhet të arrijë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme me Prishtinën për normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe, përpara se Serbia të anëtarësohet në BE.

Mrekulli
Lajmet Kryesore