Rama takon Juncker-in: "Shqipëria e meriton hapjen e negociatave të anëtarësimit"

2018-02-26 10:38:33 CRI Komenti juaj Printoni
Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker, në krye të një delegacioni, mbërriti të dielën në Tiranë, në kuadër të turit ballkanik për nxitjen e integrimit të rajonit në BE.

Juncker-i u takua po atë ditë me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Në një konferencë shtypi pas takimit, Rama tha se Shqipëria e meriton rekomandimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit në BE. Nga ana e tij, Juncker-i i quajti "mbresëlënëse" reformat që ka nisur Shqipëria, dhe tha se e nxit vazhdimin e tyre, por shtoi se nuk ka një datë konkrete për rekomandimin. "Ne do të jemi përkrah Shqipërisë për ta ndihmuar që të përgatisë anëtarësimin," u shpreh kreu i KE-së.

Juncker-i do të takohet të hënën edhe me presidentin shqiptar Ilir Meta dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Pas Tiranës ai dhe delegacioni që e shoqëron, do të shkojnë edhe në Beograd, Podgoricë, Sarajevë e Prishtinë, për ta përmbyllur turin e tyre ballkanik me Sofjen.

Mrekulli
Lajmet Kryesore