Kompania kineze "Geely" bëhet aksionarja më e madhe e "Daimler"-it

2018-02-25 09:56:46 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania kineze e prodhimit të makinave "Geely" është bërë aksionerja më e madhe e "Daimler"-it.

"Geely" ka blerë aksione të reja në gjigantin gjerman të prodhimit të makinave, duke zotëruar tashmë 9.7 për qind të aksioneve në "Daimler".

Në një deklaratë, "Daimler"-i shprehet se e mirëpret investimin e "Geely"-t.

Ky është investimi më i fundit ndërkombëtar i "Geely"-i. Në fund të vitit të kaluar kompania kineze bleu pjesën më të madhe të aksioneve të prodhueses të kamionëve "Volvo Trucks".

"Geely" tashmë zotëron markën e automjeteve "Volvo".

Mrekulli
Lajmet Kryesore