Këshilli i Sigurimit i OKB-së miraton rezolutën që kërkon armëpushim në Siri

2018-02-25 09:55:22 CRI Komenti juaj Printoni

Këshilli i Sigurimit i OKB-së të shtunën miratoi në unanimitet një rezolutë që kërkon një armëpushim prej së paku 30 ditësh në të gjithë Sirinë, i cilin do të lejonte dhënien e ndihmës humanitare dhe evakuimet urgjente mjekësore.

Sipas rezolutës, armëpushimi nuk përfshin veprimet ushtarake kundër Shtetit Islamik, "Al-Kaidës", Frontit "Al-Nusra" dhe grupeve të tjera terroriste të përcaktuara nga Këshilli i Sigurimit.

Rezoluta 2401 u miratua njëzëri nga Këshilli i Sigurimit të shtunën, pas dy javë negociatash të vështira, teksa dhuna në Siri është përshkallëzuar, sidomos në Ghoutan Lindore, enklavën e fundit të madhe nën kontrollin e forcave rebele pranë kryeqytetit Damask.

Mrekulli
Lajmet Kryesore