Parlamenti britanik i hap rrugën projektligjit për transplantimin e organeve

2018-02-25 09:54:39 CRI Komenti juaj Printoni

Ligjbërësit britanikë i kanë hapur dritën jeshile një projektligji për transplantimin e organeve.

Projektligji, i paraqitur nga një anëtar i parlamentit dhe i mbështetur nga qeveria, përmban një program për transplantet e organeve që presupozon pranimin e dhurimit të organeve pas vdekjes, përveç rasteve kur është kërkuar qartas që të mos bëhet një gjë e tilllë. Sipas rregullave të tanishme, njerëzit duhet të jenë shprehur më parë nëse duan që organet e tyre të përdoren për transplant pas vdekjes.

Masat e reja nënkuptojnë që, nëse dikush nuk e ka të regjistruar kundërshtimin e vet ndaj përdorimit të organeve të veta për transplantim, mjekët lejohen ligjërisht të marrin organet nga ky person pasi të ketë vdekur.

Sipas projektligjit të ri, dëshira e familjarëve do të vazhdojë të respektohet, prandaj dhurimi i organeve mund të mos bëhet nëse familja e zgjedh një gjë të tillë.

Tani ka rreth 25 milionë veta në regjistrin e dhuruesve vullnetarë të organeve në Britani.

Mrekulli
Lajmet Kryesore