Pjesa e Pekinit e hekurudhës me Zonën e Re Xiongan do të përurohet në shtator

2018-02-24 09:43:32 CRI Komenti juaj Printoni

Njoftohet se pjesa e Pekinit e hekurudhës së shpejtësisë së lartë që do të lidhë kryeqytetin me Zonën e Re Xiongan, do të hapet në shtator të vitit të ardhshëm.

Linja hekurudhore për udhëtarët do të kalojë nëpër distriktin Daxing e do të ketë pesë stacione, duke përfshirë edhe një në aeroportin e ri të kryeqytetit, i cili do të hapet afërsisht në të njëjtën kohë.

Hekurudha gjithashtu do të kalojë nëpër qytetet Langfang dhe Bazhou në provincën Hebei para se të arrijë në Xiongan.

Linja, me një investim 5.3 miliardë dollarë amerikanë, do të ketë një shpejtësi maksimale prej 250 kilometrash në orë brenda Pekinit dhe 350 kilometra në orë në pjesën tjetër.

Zona e Re Xiongan, e krijuar në prill 2017, është një zonë e re ekonomike rreth 100 kilometra në jugperëndim të Pekinit.

Ajo është zona e re e tretë në nivel kombëtar, pas Zonës së Veçantë Ekonomike të Shenzhen-it dhe Zonës së Re Pudong të Shangait.  (Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore