Trump-i njofton vendosjen e sanksioneve më të ashpra deri tani ndaj Koresë së Veriut

2018-02-24 09:06:21 CRI Komenti juaj Printoni

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksionet e tyre më të ashpra deri më tani ndaj Koresë së Veriut.

Departamenti i Thesarit i ShBA-së thotë se sanksionet e reja do të përfshijnë 27 kompani, 28 anije dhe një person.

Administrata e Trump-it po ushtron atë që e quan "trysni maksimale" ndaj Koresë së Veriut, që kur vendosi të pengojë programet bërthamore dhe raketore të Phenianit.

Masa e Uashingtonit është marrë me gjithë ndryshimet që kanë ndodhur në marrëdhëniet midis Veriut dhe Jugut për shkak të Lojërave Olimpike Dimërore.

ShBA-ja dhe Koreja e Jugut kanë njoftuar planet për të zhvilluar manovrat e përbashkëta ushtarake vjetore pas mbylljes së Paralimpiadës Dimërore muajin e ardhshëm.

Pheniani i quan këto manovra si hapin e parin për nisjen e sulmit ndaj Koresë së Veriut.  (Artan)

Mrekulli
Lajmet Kryesore