"Eurostar" filloi shërbimin e ri hekurudhor midis Londrës dhe Amsterdamit

2018-02-24 09:46:07 CRI Komenti juaj Printoni

"Eurostar" ka filluar një shërbim të ri hekurudhor midis Londrës dhe Amsterdamit,

që pason një investim prej një miliard paundësh britanikë për trena të fjalës së fundit të teknologjisë dhe forcimin e rrjetit evropian, duke përfshirë shërbime të reja në Francë e Belgjikë, si edhe linjën e re të Amsterdamit.

CEO-ja i "Eurostar"-it Nicolas Petrovic thotë se ai shpreson se linja e re do të ndihmojë në shtimin e lëvizjes së njerëzve midis Britanisë dhe Holandës:

"Çmimet jona janë gjithëpërfshirëse. S'keni nevojë të shkoni në aeroport e të ktheheni nga aeroporti, si edhe të bëni pagesa shtesë, të gjitha janë të përfshira në çmim. Kur hyjmë në një linjë të re, natyrisht që u marrim disa udhëtarë linjave ajrore, por kryesisht e rritim tregun, kështu që shtojmë klientët. Njerëzit mund të mos kenë pasur ndërmend të udhëtojnë me aeroplan, por papritmas ata mund të thonë: 'Nëse ka 'Eurostar', do ta provoj një herë.' Prandaj, ne presim që të rritet tregu midis Londrës dhe Amsterdamit"

Hapja e linjës së re bëhet ndërsa "Eurostar"-i po përpiqet të rimëkëmbet nga ulja e numrit të udhëtarëve gjatë dy viteve të fundit.

Një sërë sulmesh terroriste në Europë mendohet se kanë bërë që turistët të mos udhëtojnë me tren.

"Eurostar"-i po thekson përfitimet mjedisore të udhëtimit me hekurudhë të shpejtësisë të lartë në krahasim me udhëtimet ajrore.

Sipas kompanisë, në udhëtimin me "Eurostar" nga Londra në Amsterdam lëshohet 80 % më pak karbon se në udhëtiemt e shkurtra ajrore.

Holanda po bëhet një qendër kryesore e biznesit dhe e turizmit në Evropën Veriore. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore