BE-ja shton financimin për forcën e përbashkët të sigurisë të G5-s së Sahelit

2018-02-24 10:08:25 CRI Komenti juaj Printoni

Bashkimi Evropian ka njoftuar planet për të shtuar financimin për forcën e përbashkët të sigurisë në rajonin Sahel të Afrikës, pas një konference të nivelit të lartë që u mbajt në Bruksel.

Kryediplomatja e BE-së Federica Mogherini tha se financimi ndërkombëtar për të mbështetur të ashtuquajturën forcë të G5-s të Sahelit i ka kaluar 400 milionë eurot:

"Numri më i rëndësishëm që kam kënaqësinë të ndaj sot me ju është shuma që kemi siguruar, me një vlerë 414 milionë euro. E përsëris, 414 milionë euro. Kjo shkon përtej pritshmërive fillestare falë një mobilizimi të madh jo vetëm nga Bashkimi Evropian dhe vendet anëtare së tij, por edhe nga partnerët ndërkombëtarë."

G5-a e Sahelit u krijua në vitin 2014 nga pesë vende afrikane: Burkina Faso, Çadi, Mali, Mauritania dhe Nigeri. Ky rajon pak i populluar është një rrip toke që ndan Afrikën Veriore me rajonet jugore.

Saheli banohet kryesisht nga fise nomade dhe është bërë një bazë stërvitjeje dhe operacionale për grupet terroriste. (Wang Xianya)

Mrekulli
Lajmet Kryesore